Ministria i Infrastrukturës Arban Abrashi i ka ftuar publikisht pronarët e tokave të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, që të kenë mirëkuptim deri të nis shpronësimi, në mënyrë që të mos ndalet puna.
Abrashi ka thënë nëse hasin në mirëkuptim, puna do të nis javën e ardhshme. Postimi i plotë i Abrashit: Bashkë me Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri vizituam punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Pajaziti”
I ftoj publikisht, pronarë e parcelave që preken nga shpronësimi i trasesë, nga Lum i Madh deri në Gojbulë, që të kenë mirëkuptim rreth procesit të shpronësimit, të cilin e kemi filluar.
Nëse hasim në këtë mirëkuptim, nga java e ardhshme fillojmë punimet në segmentin e parë, nga Lumi i Madh deri në Gojbulë. Punimet në segmentin e dytë nga Gojbula deri në Smrekonicë, do të përfundojne në shtator.









