Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka reaguar pas raportimeve se ai sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë ishte kundër koalicionit me Vetëvendosjes.
“Sqarim: Edhe sot isha pro koalicionit me partinë me 29 deputetë. Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marreveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.
Sipas tij, është koha për ndërtimin e Qeverisë.
“Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nënçmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit! P.S. kërkoj falje për lexuesit, dhe dezinformatat e plasuara nga fansat e partise me 29 deputet, por herave tjera flas me emra”, ka shkruar në fund Abrashi. /Ballkani.info/







