Abrahams: BE-ja dhe SHBA-ja të kërkojnë drejtësi edhe në Serbi për krimet në Kosovë
SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kërkojnë drejtësi edhe për krimet e forcave serbe të kryera në Kosovë, ka thënë hulumtuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams. Abrahams përmes një postimi në Twitter i është referuar fjalimit të Thaçit.
Sipas tij, e vërtetë është pjesa e fjalimit rreth pandëshkueshmërisë së forcave serbe në Kosovë.
“Një çështje e ngritur nga Thaçi sonte mbrëma, tingëllon e sinqertë: pandëshkueshmeria e forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës është e thellë dhe e përhapur. BE-ja dhe SHBA-ja duhet të kërkojnë drejtësi edhe atje”, ka shkruar ai.
Thaçi të hënën ka thënë se do të japë dorëheqje nëse do të konfirmohet aktakuza e Zyrës së Prokurorit Special.
Të mërkurën e javës së kaluar Zyra e Prokurorit Special përmes një kumtese kishte bërë të ditur se presidenti Hashim Thaçi dhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli akuzohen për vrasjen e rreth 100 personave.
One point Thaçi made tonight rings true: impunity for war crimes by Serbian forces against #Kosovo Albanians is deep and widespread. The EU and US should demand justice there, too. https://t.co/RBNfujm5XS
— Fred Abrahams (@fredabrahams) June 29, 2020