Igli Hasani

Abixhiku pas takimit me ministrin Igli Hasani: E rëndësishme bashkëpunimi me Shqipërinë, sidomos në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Siç njoftohet, kryetari Abdixhiku dhe ministri Hasani diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për politikën e jashtme.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, sidomos në arenën ndërkombëtare, si dhe falënderoi ministrin Hasani për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjitha proceset e vendit tonë.

Gjatë takimit është diskutuar në veçanti për thellimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në interes të përshpejtimit të procesit integrues të vendit në strukturat euroatlantike.

“Shqipëria padyshim që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke ndihmuar Kosovën edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Abdixhiku.

BONUS VIDEO: Muharremaj: Edhe pse kam pas oferta, do të vazhdojë në AAK deri në fund të karrierës sime politike