Abidali hetohet për sulmin e rëndë në Hamraouin

Pas sulmit që iu bë futbollistes së Paris Saint-Germainit, Kheira Hamraoui, 31-vjeçare, kanë dalë edhe fotografitë e para të lëndimeve të saj. Në mbrëmjen e 4 nëntorit, Hamraoui ishte duke u kthyer në shtëpi me Aminata Diallon 26-vjeçare, pas darkës së ekipit në Paris.

Kur makina ishte ndalur në semafor, rreth orës 22:00, dy persona të maskuar iu afruan veturës. Njëri arriti ta hap derën e pasagjerit dhe e nxori ish-futbollisten e Barcelonës, Hamraouin, jashtë veturës.

Diallo ishte mbajtur, derisa personi tjetër e ka sulmuar futbollisten me shufër të hekurit dhe më pas u larguan.

Hamraoui u dërgua në spital. Diallo ishte e dyshimtë për organizimin e këtij sulmi, në mënyrë që ajo të luajë në vendin e bashkëlojtares. Por, hetimi mbi Diallon është zbehur pasi që të dyja kanë shoqëri të mirë, derisa emri i ri për hetim është ai i Eric Abidalit, ish-lojtarit të Barcelonës. Kështu është bërë e ditur nga zyra e prokurorit publik.

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se Hamraoui ka kartelën e telefonit në emër të Abidalit. Abidal ishte drejtor sportiv te Barcelona nga viti 2018 deri në vitin 2020, kurse Hamraoui luajti për skuadrën nga Katalonja në atë kohë.

Abidali ka mohuar përfshirjen e tij në këtë incident.

Image