Abidal konfirmon vendimin për largimin e Rakitic

Aventura e Ivan Rakitic tashmë duket e përfunduar dhe pritet vetëm hapja e merkatos së janarit në mënyrë që diçka e tillë të bëhet zyrtare. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori teknik i klubit katalanas, Eric Abidal.

Ish mbrojtësi francez deklaroi se vendimi për largimin e Rakitic është tërësisht sportiv dhe se vet lojtari është lajmëruar prej kohësh për diçka të tillë. Në fakt zërat për destinacionin e ardhshëm të kroatit flasin për interesimin e Atl. Madrid, Interit apo Juventusit.

Mediat pranë klubit katalanas pohojnë se mesfushori e ka vendosur të ardhmen e tij dhe sipas tyre, ish lojtari i Sevillas ka zgjedhur të bashkohet me Juventusin në Seria A. Gjithsesi për të parë nëse një transferim i tillë do të kryhet apo jo, duhet të presim edhe disa javë të tjera, kur të hapet edhe merkatoja e muajit janar.