Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës sot lansoi masën 1.2 për zbutjen përmes së cilës familjet me asistencë sociale do të përfitojnë për blerjen e lëndëve djegëse.

Tahiri ka thënë se për Gani Jakupin ndahen mijëra e euro e për qytetarët ndahen vitra.

“Qeveria e Gani Jakupave paska vendosur të shpërndajë vitra për qytetarët. Për Gani Jakupat 7500 euro, për qytetarët 120 euro”, ka shkruar Tahiri.

Osmani: Në fundvit do t’i ftojë në takim partitë opozitare për draft-statutin e Asociacionit

Rrezikonte dënimin, Kryeimami Enes Goga hyn në marrëveshje me biznesmenin e ndërtimeve

“Duke mos pasur as plan zhvillimor e as vizion për stabilitet ekonomik, Qeveria e Gani Jakupave po ofron lëmoshë”.

“Një herë i varfëruan qytetarët, tash po u japin lëmoshë për varfërinë e tyre. Varfëri e lëmoshë për qytetarët, luks e tendera për vete”, shkruan Tahiri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, në mënyrë që të kalojnë dimrin sa më lehtë.

Murati ka thënë se për Masën 1.2 janë ndarë 5 milionë euro, ndërsa këto para janë pjesë e pakos mbështetëse të BE-së prej 75 milionë euro për energji që i ka bërë Kosovës. /Reporteri.net/