Abelard Tahiri: Nuk është e hijshme që ministrja gjysmën e ditës ta kalojë në gjykatë, e gjysmën në ministri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nuk është e hijshme që ministrja gjysmën e ditës ta kalojë në gjykatë dhe gjysmën në ministri.

Këtë deklaratë Tahiri e bëri për ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Më tutje ish-ministri i drejtësisë, deklaroi se kjo gjë nuk i bën nder Kosovës dhe se nuk është mirë që kjo gjë të bëhet edhe lajm ndërkombëtar.

“Nuk është as për mua e lehtë si qytetar për me e pa ministren  gjysmë dite në gjykatë duke u ballafaqu me të bëmat e saj, e gjysmë  dite në Ministri. Hajt me thanë me pas kanë në Bujqësi ose diku tjetër por të paktën nuk është mirë me qenë lajm ndërkombëtar që ministrja e Drejtësisë gjysmën e ditës me e kalu në Gjykatë e Prokuroi dhe gjysmën e ditës në Ministri. Nuk është e hijshme. Nuk na bon ndër. Me qenë se ju keni fytyrë me ba një gjë të tillë në ministri bëjeni”, ka thënë Tahiri.