Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se është fatkeqësi për Kosovën që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa kryeministër ka qenë Hashim Thaçi, Rozeta Hajdari ka qenë këshilltare  dhe ai personalisht ka kërkuar që t’i shkëputet kontrata për shkak të paaftësisë së saj.

“Meqenëse e përmendi ministrja e Tregtisë po ju tregoj që ka dy lloj këshilltarësh këshilltar të jashtëm kjo ka qenë këshilltare e kryeministrit Thaçi. Unë si shef o kabinetit kam kërkuar që t’i shkëputet kontrata sepse ka qenë këshilltare e paaftë. Sot është fatkeqësi që një njeri i paaftë me drejtu një sektor të tillë.”, shtoi ai.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja i cili ka thënë se ministrja Hajdari ka qenë këshilltare në kohën kur Agim Çeku ka qenë kryeministër i Kosovës.