Abelard Tahiri ironizon me shefin e Qeverisë: Kur e dëgjova Hotin, nuk e dita a është duke folë për Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në fjalën e tij gjatë seancës ku po raporton kryeministri Hoti për 100 ditëshin e qeversisjes së tij, ka thënë se raporti që kanë marrë deputetët është irrelevant dhe i padobishëm.

Sipas tij, në këtë raport nuk paraqitet 100 ditëshi i Qeverisë Hoti.

Madje Tahiri tha se teksa dëgjonte kryeministrin Hoti duke raportuar, nuk e dinte se a po flet për Kosovën apo për ndonjë vend tjetër.

Kur e ndëgjova Hotin nuk e dijta a është duke folur për Kosovën apo për ndonjë vend tjetër. Në raportin tuaj që ne deputetët kemi na jeni njoftuar për sulmet e zogjve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në faqe 23. Ky raport është krejt irrelevant dhe i padobishëm, 100 ditëshin tuaj nuk e keni paraqitur në këtë raport”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu Tahiri ka theksuar se Hoti nuk është në gjendje ta kalojë asnjë ligj në Kuvend pa opozitën, por ai nuk po bashkëpunon fare me ta.

“E para ju erdhët kryeministër pas dështimit që e patët me partnerin tuaj të koalicionit. Nuk e dijmë se në bazë të cilit program jeni duke e udhëhequr qeverinë. Për 3 muaj nuk keni qenë në gjendje të miratoni asnjë iniciativë ligjore pa opozitën, mjafton t’i referohemi pakos për rimëkëmbje, të cilën keni provuar gjashtë herë ta kaloni dhe keni dështuar”, ka thënë tutje ai.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti sot do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.