Abelard Tahiri i PDK-së: Kurti kryeministër i papërgjegjshëm, bëri gabime trashanike në raport me SHBA-të

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, pas mbledhjes së Kryesisë.

Tahiri e ka quajtur Kurtin një kryeministër të papërgjegjshëm, ndërsa ka thënë se pret që ai të raportojë në Kuvend për politikën e jashtme dhe në veçani për raportin me Serbinë.

Ai ka thënë se ende nuk kanë bërë kërkesë si parti opozitare që Kurti të raportojë para ligjvënësve, por se kryeministri duhet të përmbush obligimin e tij në raport me qytetarët dhe opozitën.

“Në të dy mandatet ka bërë gabime trashanike në raport me SHBA-të, ku një prej tyre është çështja e gazit”, tha Tahiri.