Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova duhet të forcohet ekonomikisht.

Sipas tij, “nuk akt më patriotik për Kosovën sesa të kemi një Kosovë të fortë ekonomikisht”.

Kreu i LDK-së ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk dallon prej regjimeve paraprake në Serbi.

“Vuçiqi dhe Serbia kanë një qëllim, ta mbajnë të izoluar ndërkombëtarisht dhe të dobët ekonomikisht. Kosova tash është e dobët ekonomikisht dhe e izoluar ndërkombëtarisht”, ka thënë Abdixhiku.