Abdullahu për Kurtin: Dje hante pasul me hoxhën, sot fruta deti në hotelet luksoze greke

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka komentuar qëndrimin 1-javor të kryeministrit Kurti në Greqi.

Abdullahu ka thënë se çështja e Kurtit me Greqinë, sipas tij kundërmon “në diçka është nuk është e ushqimit të mirë politik”.

“Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke”, ka shkruar Abdullahu.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke.

Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.

Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin.