Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Përmes një postimi të LDK-së në Facebook, Abdixhiku theksoi se 4 Korriku i vitit 1776 nuk është vetëm data e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, por edhe simbol i luftës për liri, demokraci dhe të drejta universale për të gjithë popujt në botë.
“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” tha Abdixhiku në urimin e tij.
Urimi i plotë:







