Abdixhiku: Të shkojmë në zgjedhje, na duhen mendje më të guximshme përballë Serbisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Abdixhiku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se do të ishte mirë për Kosovën që të mbaheshin zgjedhje sa më parë.

“Do të duhej të kishte (zgjedhje)… që të jemi më të fortë përballë Serbisë (në dialog)”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka thënë se Kosovës i duhen “mendje më të mira, më të guximshme” për ballafaqimin me Serbinë.

Deputeti i LDK’së ka parashikuar se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.