Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të 50-të të seancës konstituive, deklaroi para mediave se nuk sheh dhe nuk pret ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura të afatit kushtetues. Sipas tij kjo është gjendja fatkeqe e Republikës së Kosovës.

“Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura. Ajo që pritet, është që pas afatit 30-ditor të kemi një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Por ne një interpretim e kemi, siç e kemi edhe një mosrespektim të saj – që do të thotë, kemi përmbysje të rendit kushtetues. Kjo është gjendja fatkeqe e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku. /Ballkani.info/