MI

Abdixhiku si Bajrami e LDK-së e kritikon ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin: Na ke fyer!

Pas ministres së arsimit, Hykmete Bajrami, ka qenë edhe ai i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku që ka reaguar ndaj fjalimit të Kurtit, që përmendi “regjimin” e vjetër, si pengues i punës së qeverisë.

Abdixhiku në fund të fjalimit të tij iu drejtua Kurtit duke i thënë se është ndjerë i ofenduar me fjalimin e kryeminsitrit në detyrë.

Siç u shpreh Abdixhiku, çdo fyerje ndaj LDK-së është edhe fyerje ndaj ministrave të kësaj partie në qeveri.

“Ne, një pjesë e madhe e kabinetit, përfaqësojmë një kulturë dhe forcë politike me krenari, pra LDK-në. Cdo lavdatë për punën tonë është lavdatë për LDK-në, dhe cdo fyerje ndaj LDK-së, është edhe fyerje ndaj nesh. Unë u ndiva i ofenduar nga pjesa e fjalimit që ofendoi LDK-në.  Përderisa përfaqësojmë qeverinë e Kosovës, përfaqësojmë cdo qytetar. Ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë partiake”, tha ai.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës pati polemika mes Kurtit dhe ministres Hykmete Bajrami, e cila i bëri thirrje Kurtit që t’i lejojë ata që të kryejnë punën e tyre.