“Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, punonjësit e sigurisë dhe administratën shtetërore, duke rikthyer dinjitetin institucional të shërbimit publik, është prioritet në periudhën kalimtare”, ka deklaruar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë shpalosjes së agjendës së Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Sipas tij, po ashtu është edhe zbatimi i Ligjit të Pagave dhe i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës.

“Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, punonjësit e sigurisë dhe administratën shtetërore, duke rikthyer dinjitetin institucional të shërbimit publik, është prioritet në periudhën kalimtare. Zbatimi i Ligjit të Pagave dhe i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës”, tha Abdixhiku.