Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë për Klankosova.tv se Milan Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.
“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i terroristeve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”.
“Terroristi Radojciq duhet t’i dorezohet organeve kosovare te drejtesise, si pjese e pashmangshme e berjes se drejtesise per vrasjen e heroit Bunjaku. Nje vend kandidst per ne BE nuk duhet te tolerohet me nje politike te tille”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse te Serbisë, politike dhe ato te sigurisë, për një tendence të tillë. Për Kosovën, në të njëjtën kohe, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tone te drejte ne raport me Serbinë”.







