Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur ditën përsëri me kritika ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kësaj radhe, Abdixhiku publikoi një video të një pensionisti, ku u shpreh se premtimet e dhëna ndaj kësaj kategorie nuk janë mbajtur kurrë.

I pari i LDK-së tha se partia e tij kur të vijë pushtet është e vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën.