Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Gadime të Lipjanit, ku është pritur nga një numër i madh i mbështetësve.

Pjesëmarrjen e madhe të banorëve të fshatit, Abdixhiku e cilësoi si një shenjë të qartë të nisjes së “uraganit të fitores së madhe.”

“Sot, në Gadime, i paskeni vendosur kapak! Pra një tubim i vërtetë i LDK-së në një fshat të Lipjanit, duket kështu.

Kështu pra bëhet një tubim i LDK-së. Kështu, me kaq prezencë të zjarrtë, nisë uragani i fitores sonë të madhe! Dhe uragani i fitores sonë të madhe zyrtarisht ka nisur nga dje.

Prandaj, mes kaq shumë falënderimeve për këtë organizim, më lejoni të ju kumtoj dhe bindjen time tashmë se data 9 shkurt, veçse ka nisë të shkruhet si festë! Kushtrimi ka rënë në Lipjan. LDK është në këmbë tashmë!” – tha Abdixhiku.