Kryetar i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka publikuar një video nga takimi i djeshëm me njerëz të sportit, kulturës dhe turizmit.

Ai në këtë debat publik ka premtuar stadiume të futbollit, komplekse të mëdha kulturore dhe qendra të skijimit.

“Plani ynë për Sport, Kulturë e Turizëm. Nga Stadiumet e Futbollit, tek kompleksi më i madh kulturor në histori të Kosovës e deri tek Qendrat e Skijimit. Ne kemi një plan ambicioz!”, ka shkruar Abdixhiku. /Ballkani.info/