Abdixhiku: Pjesa Prevallë-Brezovicë po e merr infrastrukturën e nevojshme

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme.

Sipas tij, mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen.

“Kushte të jashtëzakonshme, por investimet vazhdojnë. Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme. Mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen. Ekipet tona në terren çdo ditë”.

“Kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, e do të përfundojë shpejt shumë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit”.