Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e LDK’së nëpër institucione në legjislaturën e shtatë për dorëzimin e detyrave ndaj ministrave të rinj të Qeverisë Kurti.

Abdixhiku, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka vlerësuar lart këtë gjest, teksa ka thënë se LDK jep shembull në skenën politike e institucionale.

“Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politik. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosoves”, ka shkruar Abdixhiku.

“I falenderojë të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/