Abdixhiku për vdekjen e senatorit Dole: SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e mikut të madh të shqiptarëve, ish-senatorit Robert Bob Dole.
Dole ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 98 vjecare. Abdixhiku thotë se me vdekjen e tij, SHBA ka humbur një patriot të vërtetë e Kosova ka humbur një mik të madh.
“Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë; Kosova humbi një mik të madh”, shkruan ai në rrjetin social Tëitter.
Tutje Abdixhiku thotë se emri i Dole është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë.
“Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë”, shtoi ai.
Rest in peace Senator Bob Dole. US lost a true patriot; Kosovo lost a great friend.
Senator Dole was an outstanding supporter of our movement for freedom, independence and democracy. His name is eternally engraved in the foundations of our state. pic.twitter.com/FMRcif8P5o— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) December 5, 2021
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.