Abdixhiku për incidentin në Kuvend: U ndalua fjala e opozitës, VV nuk guxon të sillet kështu

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet politike që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai po ashtu foli edhe për largimin nga salla të deputetëve të LDK-së, pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu është ndalur fjala.

Abdixhiku thotë se të mos jepet fjala për një mocion procedural është e paarsyeshme.

“Kam kuptuar se fjala është kërkuar prë mocion procedural,  dhe është totalisht e paarsyeshme që s’jepet fjala për mocion procedural. Pushteti tani që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë. Kur kjo lëvizje e ka shumicën, për çka frikësohet, nga argumentet”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia ka ndalur fjalën shefit të Grupit Palramentar, Arben Gashi, i cili po ankohej lidhur me hapësirën e parabartë që sipas tij kryesuesja e Kuvendit po ua ofron ministrave dhe deputetëve.

Kujtojmë se sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së.