Abdixhiku: Nuk varemi ne prej asaj që bën Putini, por asaj çka bën Albini

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për shtrenjtimin e çmimeve, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a e di se në çfarë gjendje janë qytetarët e Kosovës.

Abdixhiku ka folur se në cilat produkte u është shtrenjtuar jeta qytetarëve.

“Kryeministër duhet të kuptoni saktë gjendjen që është në Kosovë. Ndoshta ndërrimi i kostumeve tuaja ju bën të kuptoni se gjendja ka ndërruar. Por e vërteta është krejt ndryshme. Ju nuk jeni në gjendje të përmendi asnjë masë se ka ndryshuar gjendja në Kosovë. Ju po përmendi politika sociale. Ata njerëz që e shtejnë pacientin çdo ditë korridoreve. Ata për të cilët blejnë barna të shtrejta. Ata që paguajnë bukën shtrenjtë. Mbi të gjitha, ua keni shtrenjtua rrymën gati 100 për qind, njëjtë edhe naftën. Pyetja është e thjeshtë. A e dini si mbijetojnë këta njerëz?”, ka pyetur Abdixhiku.

Ai tutje është shprehur se LDK ka propozuar që të zvogëlohet akciza për naftën, por kjo ende nuk ka ndodhur.

“Ju keni inatë me propozuesin e jo propozimin”, ka thënë Abdixhiku.