Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje ku janë caktuar nënkryetarët e rinj të partisë.

LDK ka zgjedhur nënkryetarë Anton Qunin, Lutfi Hazirin, Gazmend Muhaxheri e Shqipe Mjekiqi, teksa jashtë kanë mbetur Agim Veliu e Haki Rugova, e po ashtu edhe Ismet Beqiri.

Sidoqoftë,  disa pozita i janë besuar edhe Arben Gashit e Kujtim Shalës.

Ky i fundit pritet të jetë nënkryetar i Kuvendit, teksa Gashi shef i Grupit Parlamentar.