Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po merr pjesë në punimet e Kongresit të EPP-së, që po mbahet në Valencia në Spanjë. Abdixhiku ka thënë se Kosova ka një fqinj si Serbia që refuzon të ndryshojë.
“Përballë nesh qëndron një fqinj që refuzon të ndryshojë; që vazhdon të jetë i kapur nga e kaluara, që e mohon të vërtetën, që nxit plot urrejtje, që mbronë e strehon gjithë ata që kërcënojnë paqen; një fqinj që një çerek shekulli pas, vazhdonë të mohojë të drejtën tonë për të ekzistuar”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka shtuar se “por le të jetë e qartë: Jo vetëm që ekzistojmë – ne po lulëzojmë. Republika e Kosovës po lulëzon”.







