Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim masiv sot në Gjilan, ku edhe ka dërguar mesazh të fuqishëm pas zhvillimeve në veri të vendit.
“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë. Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës!”, ka thënë Abdixhiku. /Ballkani.info/









