Kryetari i LDK-së

Abdixhiku ndan fotografi nga tubimi në Pejë, ku sot u përurua shtatorja e Ibrahim Rugovës

“Prijësi kthehet në Pejë”, ka thënë kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përurimit të shtatores së presidentit histotorik Ibrahim Rugova në Pejë.

Abdixhiku tha se kjo shtatore u zbuluar në 16 vjetorin e pavarësisë teksa tha se Republika e Kosovës dhe emri Ibrahim Rugova janë një.

“Para qindra e mijëra qytetarëve të Dukagjinit – në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës – zbuluam shtatoren e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Me këtë nderuam jo vetëm epokën e ndritshme të përpjekjes sonë për liri, pavarësi e demokraci, por nderuam ver Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një!”, shkroi ai në një postim në “Facebook”.

“Faleminderit Gazmend Muhaxheri për kurorëzimin e kësaj nisme. Faleminderit mjeshtër Gëzim Muriqi për punën e palodhshme; të lumshin duart!Pejë – dhe jo vetëm – ta gëzoni si kujtim të përjetshëm! Identifikimi me Ibrahim Rugovën, arkitektin e shtetësisë është vlerë. Pjesëmarrja e juaj masive, në këtë ditë e datë të shenjtë ishte vlerë! ✌️ Liri, pavarësi, demokraci – gjithëherë!”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.

BONUS VIDEO| Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira