Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në promovimin e revistës kulturore ‘Prishtina Art’, botim i Drejtorisë së Kulturës.
Përmes një postimi në Facebook, Abduxhiku ka thënë se me ardhjen e Sibel Halimi në krye të Drejtorisë, aktivitetet kulturore në Prishtinë kanë marrë ngjyrimin dhe shijen që i kanë veçuar këto ngjarje gjithnjë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, në Prishtinë
, mes të krijuesve artistik, për të promovuar revistën kulturore ‘Prishtina Art’, botim i Drejtorisë së Kulturës; përmbledhëse e aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore në Kryeqytet.
Kalova kohë mes personaliteteve të shquara të kulturës kosovare, mes artistëve e krijuesve që kanë gravuar identitetin tonë kulturor nëpër kohë; kujtimet, puna e veprat e të cilëve janë rrëfime të vet rrugëtimit tonë kombëtar. Qëndrimi me ta është mësim i gjallë. Mësimi nga ta është kënaqësi e veçantë!
Me ardhjen e Sibel Halimi në krye të Drejtorisë, aktivitetet kulturore në Prishtinë kanë marrë ngjyrimin dhe shijen që i kanë veçuar këto ngjarje gjithnjë. Dhe ngjarja e mbrëmbshme, ishte dëshmi e tillë! Të lumtë Sibel! ![]()







