Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë një konference për media tha se ky rezultat i sotëm është reflektim i një bashkimitë madh njerëzor e politik. Sipas tij, kjo përqindje shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje. Në vetëm 1 muaj fushat në kaq pak kohë, LDK ka kaluar nga 13 për qind në 18 për qind, përkatësisht në 20 mandate. Kjo rritje që ne ekonomistët i referohemi si 5 pikë përqindjeje e që në thelb është 34 për qind e bazës sonë, është mbështetje për vizionin që e kemi nisur. Kjo nuk është vetëm një numër, statistikë, por është shenjë e qartë se ky vizion po merr mbështetje qytetare, se politika e shpresës, bashkimit që e kemi nxitur dhe zhvillimi që kemi promovuar po gjen vend gjithnjë e më shumë tek qytetarët”, tha Abdixhiku para gazetarëve.