Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile.

Në Rubikon të Klan Kosovës Abdixhiku tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurte e pastaj të shkohet në zgjedhje prap. ” Për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile. Nuk ka asnjë arsye të vetme LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtë dhe që hyn me një konstulacion të ndërlikuar, për të shkuar në zgjedhje në mars. Kështu se bëjmë. S’duhet të bëhet”, tha ai.

Abdixhiku po ashtu tha se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk bëjnë marrëveshje në asnjë mënyrë, as me pozitë kryeministri, e as presidenti.

Ai po ashtu tha se preferenca e parë është të qëndrojnë në opozitë. /Ballkani.info/