Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas seancës së Kuvendit deklaroi se i takon VV-së që të bëjë zgjidhje, pasi që partitë e tjera nuk kanë numra, por si duket as partia e parë nuk i ka.

Sipas tij, më shumë se kaq nuk mund të bëjë LDK-ja, sepse nuk ka çantë magjike.

“Qëndrimet e LDK-së dihen. I takon VV-së që të bëjë zgjidhje, partitë tjera nuk kanë numra, si duket as partia e parë nuk i ka. Turp, marre çka po ndodh këtu, më shumë se kaq nuk mund të bëjë LDK-ja, nuk ka çantë magjike, duhet të bisedojmë, të flasim për zgjidhjen eventuale. Duhet marrëveshje politike, e vërteta është e thjesht, i ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të ulesh me dikë për zgjidhje dhe thua që nuk është urgjencë, LDK nuk mund të bëjë magji. Do të flasim për çështje të bashkëpunimit, po afrohen zgjedhjet lokale. Nuk mund të bëjmë zgjidhje në një parlament kur partia e parë nuk do të bëjë zgjidhje, insiston”, tha Abdixhiku.