Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Lipjan në kuadër të platformës “Hajde Folim”, të cilën e cilësoi si të vetmen platformë politike në Kosovë që komunikon drejtpërdrejt me qytetarët.
Abdixhiku tha se përmes kësaj nisme po zhvillohen takime të hapura me qytetarë nëpër sheshe të ndryshme të vendit, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve, ideve dhe kërkesave të tyre.
Ai theksoi se në Lipjan kanë parë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë te qytetarët, duke shtuar se besimi rikthehet kur njerëzit ndihen të dëgjuar.
Në reagimin e tij, Abdixhiku përmendi edhe kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke e quajtur “kryetar kampion”.
Sipas tij, ndryshimi në Kosovë vjen vetëm kur qytetarët bëhen bashkë, flasin hapur dhe ndërtojnë besim mes vete.
“Ejani. Uluni me ne. Flisni lirshëm. Na tregoni për jetën tuaj, për brengat, idetë e shpresat tuaja”, ka deklaruar Abdixhiku.







