Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dal në krah deputetit në ardhje, Hysen Çekajt, i cili është biri i heroit të kombit, Sali Çekajt.
“Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata.
Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Ballkani.info.
“Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike”, tha tutje ai.
Kujtojmë që Çekaj ka marrë votë masive nga diaspora, fiks 12000 sosh./Ballkani.info/
Postimi i plotë:






