LDK

Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore.

Opozita edhe gjatë seancës së fundit ka ngritur çështjen e këtyre tenderëve.

Abdixhiku tha që për 3 vjet janë dhënë 781 tenderë që ai i quajti si “tenderë sekretë”.

Vlera e këtyre është 209 milionë euro, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se mesatarisht për çdo ditë pune Qeveria e ka dhënë një tender të tillë.

Fjalimin e tij në Kuvend e rikthehu përmes një postimi në Facebook.

“781 tenderë sekret për 3 vjet! Në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret. 781 tenderë sekret, plot 209 milion euro për vetëm tri vjet.‼️ Nga fusha e IT-së, deri tek energjetika, tenderët njëburimorë janë bërë zakonshmëri. Këto janë disa nga rastet ku paratë e shtetit janë dhënë me muahbet të drejtpërdrejtë”, ka thënë Abdixhiku.

VIDEO BONUS: