Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati për Prishtinën Përparim Rama, e kanë kaluar të dielën në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.

Abdixhiku krahas pamjeve të publikuara nga Kodra e Trimave, ka shkruar:

Prishtina flet e para!

Drejt fitores së madhe në Kryeqytet. E nisëm me tubimet nëpër çdo lagje. S’mund të nisim asgjë në Prishtinë, pa Kodrën e Trimave; prandaj dhe rrugëtimin një javor e nisëm nga këtu.

Përparim Rama edhe 4!

Për Prishtinën, për Lidhjen tonë, për Republikën.

Fitore me 9 nëntor.

Foto: