Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i shkruaj letër kryetarit të Vetëvendosjes, kandidatit për kryeministër të Kosovës që të merren vesh për datën e takimit që ka të bëjë me krijimin e institucioneve të reja.
Abdixhiku dje kur i zgjodh kryetar tha se takimin me Kurtin nuk mund ta zhvillojë në ditën e tij të parë si kryetar, ashtu sic kishte kërkuar ky i fundit.
Ai tha sot gjatë një vizite te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova se se do ta dërgojë edhe zyrtarisht kërkesën për takim për të premten me Kurtin dhe Osmanin.
“Ne do t’i dërgojmë edhe zyrtarisht një letër të shkruar, ashtu siç e kemi marrë sot, por propozimi jonë është për ditën e premte të kësaj jave”, ka deklaruar Abdixhiku.







