Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një vizitë në kompanitë AgroProdukt dhe Bliff Organik, të cilat i cilësoi si histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit nga Kosova.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë vizitës, së bashku me Ilirin, kanë parë nga afër përkushtimin dhe punën e grave dhe burrave që merren me kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike dhe medicinale. Sipas tij, produktet e këtyre kompanive tashmë kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.

“Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën ‘Made in Kosovo’”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se mbështetja për prodhuesit vendorë dhe bizneset eksportuese do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Do të jemi me ta në çdo hap”, u shpreh kreu i LDK-së.