LDK

Abdixhiku del me premtim për rritje rrogash: 1000 për mjekët, 756 euro për mësues e ushtarë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Shqipëria po shkon drejt pagës 950 euro për mësuesit, derisa thotë kryeministri Albin Kurti, të cilit ai i referohet si kryepopullisti, është i zënë më zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni të Veriut.

Kreu i LDK-së ka thënë se Kurti po hyn në vitin e 4 të qeverisjes dhe se askund nuk shihet asnjë shenj që ka menaxhuar me 12 miliardë euro.

Ai në një tabelë, ka treguar se në rast e ardhjes së LDK-së në qeveri do të ketë rritje të pagave për 23 % më shumë se sa janë sot, për mësues, mjekë, policë, ushtarë e zjarrfikës.

Reagimi i plotë:

 Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues!

Po, plot 950 euro për mësues!

Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim.

Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!l

Kohë për të humbur nuk kemi!

‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!