Abdixhiku arsyeton vendimin e LDK-së për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në facebook ka dhënë të gjitha detajet rreth vendimit që të qëndrojnë në sallë e të ia bëjnë numrat Vjosa Osmanit për presidente.

“Me forcën politike që kemi në dorë, me 12.6%, rezultat i zgjedhjeve të kaluara, kemi pasur dy mundësi: ose të zgjedhim obstruksionin, pra, të mos marrim pjesë në seancë, dhe kështu të pengojmë shumicën të marrë vendim; ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet, e duke respektuar frymën kushtetuese. Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu sepse këtë rrugë, të konstruktivitetit mbi institucione, LDK e ka ndjekur përherë”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë që me 15 votat e LDK-së vendi do ta ketë presidentin e ri, pra Vjosa Osmanin. Por një pikëpyetje e pasqaruar ngelen emrat e tre deputetëve të LDK-së: Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj që janë zotuar që me asnjë kompromis të mos e votojnë Osmanin në krye të shtetit.

Postimi i plotë: