Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar sot në kampin Bondsteel për të vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it para se të vijnë edhe 200 të tjerë.
“Vizitova kampin Bondsteel për të takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë të tjerë nga Forca Rezervë Strategjike në ditët në vijim. Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë, të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Abbott.
Pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit, NATO po shton trupat në Kosovë.
Mbretëria e Bashkuar tha se 400 ushtarëve aktualë në Kosovë do t’i shtohen edhe 200 të tjerë, ndërsa Rumania ka njoftuar për 100 trupa që do të vijnë shtesë në Kosovë.
I visited Camp Bondsteel to meet🇬🇧Soldiers from the Princess of Wales’s Royal Regiment who have been in 🇽🇰as part of an annual exercise. They are now under NATO Command &will be joined by a further 200 soldiers from the 🇬🇧Strategic Reserve Force commitment in the coming days. 1/2 pic.twitter.com/g1CflXhuAT
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) October 4, 2023







