Abbott e mirëpret emërimin e Naim Gashit, në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është emëruar Naim Gashi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Abott tha se rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim

“Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta”, shtoi Nicholas Abbott.

Postimi i plotë:

Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim.
Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta. Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokraci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim.