Dy pjesëtarë të FSK-së kanë diplomuar në akademinë mbretërore të forcave ajrore “Cranwell”.
Me këtë rast ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, ua ka dorëzuar atyre medaljet në emër të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II.
“Sot, në emër të Madhërisë së saj, Mbretëreshës, ua dhurova dy medalje të diplomuarve të Kosovës nga akademia mbretërore e forcave ajrore ‘Cranwell’. Isha gjithashtu i kënaqur që pata mundësinë të takoj dy oficerët e tjerë që u diplomuan në fillim të këtij viti”, ka shkruar Abbotti.
Today, on behalf of Her Majesty the Queen, I presented two medals to 🇽🇰 graduates from the Royal Air Force Academy, Cranwell. I was also pleased to have the opportunity meet the other two officers who graduated earlier this year. pic.twitter.com/NcIRWqbp21
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) December 14, 2021






