Abazoviqi pret Ramën në Ulqin në hapjen e sezonit me Ramë Lahajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Ulqin pas ftesës që i bëri homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në nder të hapjes së sezonit në këtë vend bregdetar.

Abazoviq vet bëri të ditur me anë të një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, duke ecur buzë plazhit.

Sonte, në një koncert do të performojë ylli i operës botërore Ramë Lahaj.

“Me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri i Shqipërisë EdiRama mbërriti në Ulqin. Sonte hapet sezoni kryesor turistik me një koncert të madh të muzikës klasike dhe mega yllit të operës botërore Ramë Lahaj”, shkroi Abazoviq.