Abazoviq: URA nuk ka frikë nga zgjedhjet, është një opsion i pastër në Mal të Zi

Nuk ka frikë nga kthimi i DPS-së në pushtet, tha kreu i GP URA dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të garantojë se askush nga GP URA nuk do të votojë për iniciativën për mosbesimin e Qeverisë.

Ai gjithashtu tha se nuk do t’i përjashtonte zgjedhjet si opsion, raporton rtcg.

“Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet. Ky opsion është aq i pastër sa asnjë pastrues”, tha Abazoviq, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam frikë nga rikthimi i DPS-së në pushtet. Nuk ka vend për frikë, qytetarët mund të qetësohen sepse DPS-i nuk do të kthehet”, tha Abazoviq.

I pyetur se si do të votojë GP URA kur në Kuvend të hyjë në rend dite iniciativa e opozitës për mosbesimin ndaj Qeverisë, Abazoviq pohoi “Ne do ta presim 10 dhjetorin sepse DF (Fronti Demokratik) duhet të na njoftojë për diçka. Unë nuk kam ndonjë pritje spektakolare”, tha Abazoviq.

Ai thotë se GP URA nuk ka hyrë në ndonjë marrëveshje sekrete. “Pikëpamjet tona do të jenë të qarta. Në këtë moment asgjë nuk ka ndryshuar në Mal të Zi krahasuar me dy muaj më parë”, ka thënë Abazoviq.

Ndryshe, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka paralajmëruar se do të ngrit një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr prej Zdravko Krivokapiq.