Dritan Abazoviq

Abazoviq përshëndetet me anëtarët e kabinetit: Faleminderit për gjërat e mëdha që kemi bërë për Malin e Zi

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është përshëndetur me anëtarët e kabinetit të tij, teksa në Kuvend është duke u zhvilluar seanca në të cilën do të zgjidhet kryesia e re e Kuvendit dhe Qeveria e 44-të.

“Faleminderit për të gjitha gjërat e mëdha që kemi bërë për Malin e Zi. Le të vazhdojmë përpara”, ka shkruar Abazoviq në platformën X.

Kryetar i Kuvendit pritet të zgjidhet një nga liderët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit te Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro ruso-serb – Andrija Mandiq, derisa kryeministër do jetë Milojko Spajiq – si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Spajiq ka arritur marrëveshje me partitë pro ruso-serbe, si dhe ato shqiptare për të formuar qeverinë që do të udhëhiqet nga ai.