Abazoviq: Nuk shkuam në Ohër që t’i bashkohemi Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka përsëritur se pjesëmarrja e tij në Ohër gjatë samitit të Ballkanit të Hapur nuk nënkupton se vendi i tij është bërë zyrtarisht pjesëmarrës i kësaj nisme,

Ai tha se në Ohër shkoi për të treguar mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë për rajonin.

“Nuk po shkojmë në Ohër që t’i bashkohemi Ballkanit të Hapur, por që së bashku me partnerët e BE’së dhe aleatët e NATO’s, ta tregojmë marrëdhënien tonë ndaj një iniciative në mënyrë që në fund të ditës të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë”, ka thënë Abazoviq,

Përkundër paraardhësit të tij, Abazoviq me të marrë detyrën e kryeministrit ka shprehur përkrahje për këtë iniciativë. Ndërkaq, dje në fjalën e tij në samit ka thënë se do të donte që në Ballkan të Hapur të jenë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Kurti të ndërrojë qëndrim.